ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka shtënë me armë në rrugë. Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari ishte i zemëruar ndaj qëlloi me armë në ajër në një zonë në periferi të parë Ternit. Shqiptari u arrestua nga karabinierët për armëmbajtje pa leje dhe ndezje e shpërthime të rrezikshme.

Pasi u kontrollua, shqiptarit iu gjet një pistoletë, model revole, me plumba brenda, disa prej të cilëve tashmë kishin shpërthyer, të cilat i kishte fshehur në brezin e pantallonave. Sipas mediave, shqiptari kishte kaluar mbrëmjen në shoqërinë e një shoqeje dhe pasi e kishte shoqëruar në shtëpi, e kishte kontaktuar me telefon për ta takuar sërish, por kur ajo refuzoi, ai qëlloi me armë në ajër.

I riu duhet të përgjigjet edhe për akuzën e ndalimit për trafik droge, pasi më pas në shtëpinë e tij u gjetën disa gramë kokainë të ndarë në katër mbështjellës me folie.