Kina ka lëshuar sondën për udhëtimin e largët në Hënë. Sonda e nisur është dërguar me qëllim që të kthehet me materiale ose copëza nga Hëna për studime dhe që të ofrojë njohuri mbi përbërjen gjeologjike të këtij rajoni më pak të eksploruar.

Si qëllim kryesor i Kinës është të ulë njerëz në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030.
Ky mision do të jetë përparimi më i fundit në programin e sofistikuar dhe ambicioz për të eksploruar hapësirën, gjë e cila tani po konkurron edhe SHBA-në.

Meqenëse nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër dhe nuk është e ekspozuar ndaj Tokës, kjo ana më e largët e Hënës është ideale për astronominë dhe punë të tjera shkencore.

Kina në vitin 2020 ka kthyer mostra nga ana më e afërt e Hënës, gjë e bërë për herë të parë që pas programit amerikan Apollo që përfundoi në vitin 1970.

Analiza e këtyre mostrave zbuloi që ato përmbanin rruaza të vogla me ujë të ngjitura në papastërtitë hënore. Gjithashtu para një jave janë kthyer një grup astronautësh pas misionit 6-mujor në stacionin hapësinor, pas mbërritjes së ekuipazhit zëvendësues.