Atentat në Kurbin.

Vinçens Pioroli 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Fillimisht 34-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal Lezhë dhe më pas është nisur drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar.

Drejt vendngjarjes janë nisur forca policie dhe grupi hetimor.

Policia po vazhdon kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave dhe shoqërimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia Lezhë po bashkëpunon me policinë Shkodër për identifikimin dhe kapjen e autorit.