Tronditet sërish Elbasani. Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme kurse një i dytë ndodhet në gjendje kome nga plagë të rënda që mori nga qitja me armë e tre personave ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve ku nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësorë.

Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa personi tjetër Ardian Çollaku, pësoi vdekje klinike në Spitalin Rajonal Elbasan. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë ku aktualisht ndodhet në gjendje kome.


Viktima Lulzim Bitri

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të policisë vendore janë nisur Fnsh e Renea dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.

Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve.

Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve.

Ardjan Çollaku

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve Sipas burimeve fillimisht ai ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Ardian Çollaku, është babai i dy fëmijëve dhe njihet si person me precedent të mëparshëm penal. Dyshimet janë se ai ishte shënjestra e krimit.

Pas ngjarjes një makinë e djegur është gjetur në Balldren dhe dyshimet janë se është braktisur nga autorët, të cilët më pas janë arratisur.

Policia po punon për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.