Shkodër- Atentat në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se në shënjestër ka qenë Dedë Planaj 60 vjeç banues në Shtoj, djali i xhaxhait të Bardhok Planajt që u ekzekutua para disa muajsh.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Atentati  ndodhi në Dobraç.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ambulanca.

Policia po kreh zonën përreth për të identifikuar dhe kapur autorët.

https://youtu.be/R4Tynel-5Io