VLORË– Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, pranë Lungomares. Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit, dy persona janë përplasur fizikisht, derisa një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj tjetrit 4 herë.

Shënjestra e atentatit ka qenë Juxhin Todi Aliaj, djali i i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt. Ndërsa Policia ka shoqëruar tre persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen, por është vënë në kërkim të autorit.

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

https://youtu.be/yfNU_J-O7sg

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftim.

Mirëpo fatmirësisht plumbat kanë kapur vetëm një mjet tip “ML”, e asnjë person nuk ka mbetur i plagosur nga përplasja me armë zjarri. Pasi ka shtënë, agresori është larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të tij. Nuk dihet ende rrethanat e qarta të kësaj ngjarje ndërkohë që nuk ka ende një komunikatë zyrtare nga ana e uniformave blu.