Atentat në Lushnje. 44 vjeçari Kujtim Meta u qëllua me armë zjarri dhe mori dy 2 plumba në bark.
Një person i maskuar dhe me syze të errta ka qëlluar disa herë me pistoletë.
I plagosuri mësohet se është shofer kamioni. Aktualisht po bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit.
“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve“, tha policia.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.
https://youtu.be/LJRByqcOlJ4





