Pak minuta më parë në kryeqytet janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve për Gazetën Shqip bëhet me dije se shënjestër e këtij atentati të mbetur në tentativë ka mbetur administrator i një shkolle private në kryeqytet, i identifikuar si Lulezim Masha, 63 vjeç.
Dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip ‘Benz’.
Në momentin e ngjarjes Masha ka qenë i vetëm në makinë.





