Dhe ndodh për çdo ngjarje pas vrasjesjesh apo atentatesh. Policia aksione në shkallë të gjërë në qytetin bregdetar.
Të paktën gjashtë persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit që i kanë shkuar në ndihmë për të kapur autorin, apo autorët e dyshuar të sulmit me tritol ndaj 34-vjeçarit Endrit Sadedini.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së kësaj të diele. Policia nuk ka thënë ndonjë informacion mbi personat e shoqëruar, por dyshohet paraprakisht se shoqërimi i tyre është bërë në bazë të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e atentatit ndaj Endrit Sadedinit në Vlorë këtë të diel ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol në përpjekje për të rënë në gjurmët e autorit të krimit.
Burime nga policia bëjnë me dije për Gazetën Shqip se vendi ku ka ndodhur shpërthimi në zonën e Lungomares është i mbuluar mirë me kamerat e sigurisë së dhjetra bizneseve të zonës.
Burime nga policia bëjnë me dije për Gazetën Shqip se vendi ku ka ndodhur shpërthimi në zonën e Lungomares është i mbuluar mirë me kamerat e sigurisë së dhjetra bizneseve të zonës.