VLORË- Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, nga një atentat me armë zjarri. Shënjestra e atentatit ishte 30-vjeçari, Kevin Hajrulla, i cili është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”.
Atentati në Vlorë/ Del FOTO e Kevin Hajrullës, i riu
Hajrulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë i plagosur nga atentati mbeti i plagosur edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Autorët vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar, ndërsa dyshohet se kanë qenë tre, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA me targa italiane të vjedhura. Pasi qëlluan rreth 30 herë me breshëri drejt automjetit të Hajrullës, ata janë larguar në drejtim te fshatit Panaja, ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur në plagosje. Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa për gjetjen e tyre.





