BELGJIKË- Erion Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari u qëllua me 6 plumba përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein. Mediat belge kanë bërë publike momentin kur në ndihmë të shqiptarit vijnë qytetarë e ndihma e shpejtë. Trupi i Hasanbelliut është në hyrje të hotelit, ç’ka nxit kuriozitetin e kalimtarëve të rastit për të parë se ç’po ndodh.

Videon e shikoni KËTU

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.nArrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogën.