Ndërron jetë edhe shtetasi Ardian Çollaku që mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e kaluar në atentat.
Sipas të dhënave ai ka ndërruar jetë gjatë mesnatës së mbrëmshme në spitalin e Traumës rreth orës 00:30.

Atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, tronditi të gjithë qytetarët e pranishëm, teksa 3 persona të veshur me të zeza kanë qëlluar ndaj Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, duke e lënë të vdekur në vend këtë të fundit.

Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri kanë qenë duke pirë kafen dhe menjëherë pas kësaj janë qëlluar me armë zjarri nga persona që po lëviznin në të njëjtë makinë të cilët ende nuk janë identifikuar. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme menjëherë pasi ndodhi ngjarja, figura të larta të policisë së shteti zbarkuan në Elbasan për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Kujtojmë që Bitri ka qenë i arrestuar më parë në vitin 2018 në Tetovë, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në përplasje të tjera me armë.