Një atentat i rende ka ndodhur sonte ne Milot. Ndaj Klisman Preç dhe Ylli Ibrahimi eshte qelluar me bresheri automatike me mbi 100 plumba.

Burime bëjnë me dije se Klisman Preçi ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi ranë pre e një atentati. Ata u nisën me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Për shkak të plagëve të marra, Preçi nuk ka mundur të mbijetojë.

Nuk dihet kush ishte objektivi i atentatit të sotëm. Ndërkohë, në fshatin Borizanë është gjetur një mjet i djegur, i cili dyshohet të jetë i autorëve.

Ndërkaq, Preçi dhe Ibrahimi janë emra të njohur për policinë. Ata kanë rënë pre e atentateve edhe në të kaluarën.


Ylli Ibrahimi


Klisman Preçi