SHKODËR- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e para nga vendngjarja.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Selami Brahimi, i cili dyshohet se ishte shenjestra e plumbave. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.