Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Duamanit mbrëmjen e së shtunës në Astir.

Burime bëjnë me dije se dy viktimat janë takuar bashkë mesditën e të shtunës dhe me ta ka qenë një vajzë.

Vajza, e afërme e Mihasit ka hipur në makinë rreth orës 16:36 dhe rreth orës 19:00 ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë.

Ajo ka treguar para policisë se me dy djemtë vetëm kishin shëtitur me makinë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil,” ka thënë ajo.

Vajza ka treguar se asnjëri prej viktimave nuk ishte i shqetësuar dhe se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë.