Tiranë- Aksident i frikshëm në Tiranë.

Një autobus u përplas me një mjet dhe përfundoi në lumin Lanë.

Për pasojë dy qytetarë kanë përfunduar në spital.

https://youtu.be/Est-Qz-Eroc

Policia saktëson se ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në afërsi të kinema ‘Agimi’. Si pasojë e përplasjes së një autobusi me një automjet drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në lumin Lanë.

Nga ky aksident janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.