Babë e bir në Vlorë janë plagosur rëndë nga disa hajdutë që kishin shkuar për t’i vjedhur. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një stan bagëtish. Babë e bir janë plagosur me thikë dhe janë paraqitur më pas në spitalin e Vlorës. Megjithatë, në afërsi të zonës, janë gjetur disa rrënjë hashashi, të cilat janë rritur nga personat e plagosur. Pra dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se autorët donin të vidhnin hashashin.
Informacon paraprak:
Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar. Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë). Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.