TIRANË- Bajram Begaj, zgjidhet Presidenti i ri i vendit. Merr 78 vota.
Votimi ka nisur sot që në orën 18:00, ndërsa opozita ka bojkotuar procesin duke dalë nga salla para nisjes së votimit.
Në fund të procesit të votimit Begaj grumbulloi 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Në sallë ishin të pranishëm të gjithë deputetët socialistë.
83 deputetë kanë marrë pjesë në votim.
Ky ishte raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit, që do pasojë në detyrë Ilir Metën. Mandati i Metës përfundon më 25 korrik.