Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike.

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe disa prej anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Mbledhja e nisur dje në orën 19.00, ka përfunduar në orën 03:30 të mëngjesit.

Sipas burimeve të Noa.al, veç Berishës, kryesia ka përjashtuar edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja.

Pritet që ky vendim i kryesisë të kalojë më pas për miratim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.