Këshilli Bashkiak i Fierit ka akorduar ditën e sotme një ndihmë prej 100 mijë lekë të vjetëra në muaj për vajzën 3 vjeçare të Sabrina Bengajt, e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë në fshatin Zhupan të Fierit.

23 vjeçarja Bengaj u vra me kallshnikov në derën e shtëpisë nga Elton Metaj, ish-bashkëshorti i saj, i cili një vit më parë e kishte marrë peng së bashku me familjen.

Ai ia arriti të dilte nga burgu për shkak të vendimeve te dyshuara ne shkelje nga Prokurori Çlirim Sino dhe gjykatësi Piro Sota. Ndërkohë viktima ishte dhe me urdhër mbrojtje, gje e cila e ben dhe me te rende ngjarjen dhe mos veprimin e organeve te shtetit.

RENDI I KËSHILLIT BASHKIAK FIER

Këshilli i Bashkisë Fier, sot në mbledhjen e radhës, e cila u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Këshillit, trajtoi dhe miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës sa më poshtë vijon:

Një shtesë në VKB Nr.64, datë.25/09/2020 të Këshillit të Bashkisë Fier “Për shpronësim për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e Lumit Gjanica, Faza e 2-të, nga Segmenti i Urës me shkallë te Ura e Sheqit, Fier”.

Ndihmën eknomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës).

Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2021.

Tavanet përfundimtare pas rishikimit të shpenzimeve për programin buxhetor Afatmesëm vendor (PBA) 2022-2024 të Bashkisë Fier.

Ndihmën ekonomike për Z. Gëzim Hoxha.

Trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Durim Nazëraj, fshati Vreshtas, Njësia Administrative Cakran, i dëmtuar nga zjarri i datës 28.06.2021.

Ndihmën financiare për shtetasen Florida Taraj, lagja “Liri Gero” Njësia administrative nr.2, banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri i datës 07.08.2021.

Ndryshimet me vlerën e subvencionit të qirasë dhe skualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga programi i subvencionit të qirasë në tregun e lirë,miratuar me VKB nr.11,datë 02.03.2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here