Ardit Çuni u kthye në shtëpinë e ‘Big Brother’ për tu ballafaquar me Fifin se pse ajo e coi në nominim pasi kishin një miqësi shumë të ngushtë bashkë.

Teksa sqaroheshin, Fifi i tha se ashtu e mendoi të llogjikshme të vepronte në atë moment dhe e nominoi por që kurrë nuk kishte folur keq për të.

E prekur nga qëndrimi i ftohtë i Arditit ajo i kërkoi produksionit të shkëmbehej me të, gjë e cila nuk u miratua. Në fund të bisedës, Fifi shpërthen në të qara duke i kërkuar Arditit falje.

Ky i fundit i thotë se nuk do e hedhë poshtë miqësinë dhe se e ka falur.

Pjesë nga biseda:

Fifi: A jena mire?
Arditi: Unë erdha vetëm me të sqaru se loja ime ka mbaruar.

Fifi: Më fal (shpërthen në lot)

Ardit: Unë në asnjë moment nuk të hedh poshtë, ik vazhdo lojën, sigurisht që të kam fal
Ma puth Beniadën se më ka marrë malli!