Rezultati i testit të drogës lë pa fjalë efektivat e policisë Elbasan.

Mbi 100 efektivë policie të 6 komisariatëve në kryeqytet bëjnë të ditura burimet jo zyrtarë i janë nënshtruar testit të drogës. Teksa testimi për të provuar nëse në radhët e policisë ka përdorues droge, vijon, burime bëjnë me dije se nga përgjigjet e para të analizave shifrat janë befasuese, sidomos në disa prej komisariateve të kryeqytetit me një numër prej të paktën 16 punonjësish.

Shumica e efektivëve që kanë rezultuar pozitiv kanë shfaqur pretendime për pavërtetësi të analizave duke regjistruar ankesat e tyre. Siç parashikon edhe ligji, ankesat do të shqyrtohen dhe mund ti nënshtrohen një testimi të dytë. Testimet kanë vijuar edhe në drejtoritë e rretheve, ku evidentohet një rast befasues në Elbasan. Një efektive 20-vjeçare me shërbim në këtë drejtori, ka rezultuar përdoruese e drogës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka paralajmëruar se efektivët që dalin pozitiv do të lirohen menjëherë nga detyra, ndërsa për raste specifike mund të ketë edhe nisje të hetimeve apo masa shtrënguese.

Më datë 11 dhjetor pritet që drejtori Nano të ketë një konferencë për shtyp. Gjatë kësaj konference tha një burim zyrtar do të zbulohen edhe detaje rreth testimeve për drogën në radhët e policisë.

Mbi 11 mijë punonjës do ti nënshtrohen testimit periodik dhe të paparalajmëruar.