Kiara dhe Lui u bënë prindër të një vajze pak javë më parë, Luna Mari Ejlli. Lajmi u bë me dije nga vetë moderatorja e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instgram-it publikoi një fotografi me dorën e Lunës.

Së fundmi Kiara ka ndarë me ndjekësit edhe një foto të vogëlushes, duke i mbuluar fytyrën. “Shpreha një dëshirë dhe ajo m’u realizua”, shkruan ajo krahas fotos së Lunës, duke treguar se mezi ka pritur që të mbajë në krahë të voglën e saj.

Sakaq mbrëmjen e sotme babi Lui nëpërmjet një postimi në Instagram-in e tij tregon se ka bërë një ndryshim tek targa e makinës, e cila tashmë mban emrin e vogëlushes Luna.