ITALI– Një tragjedi ka ndodhur në zonën e Modenës në Itali ku një nënë e re, 35 vjeç, vdiq pas një trajtimi estetik të gjoksit që i është bërë në shtëpi nga një person që nuk dihet nëse ishte e kualifikuar për këtë ndërhyrje e cila sapo pa që e reja u ndje keq u arratis.

Sipas mediave italaine, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ku të alarmuar nga gjendja shëndetësore familjarët e 35-vjeçares kanë njoftuar policinë dhe urgjencën. Në shtëpinë e Samantës dje kanë mbërritur karabinierët pas alarmit nga familja e viktimës së re.

Viktima është identifikuar si Samantha Migliore e cila në nëntor të 2020-ës i kishte shpëtuar një tentativë vrasjeje nga ish-i dashuri i saj, i cili e kishte qëlluar në kokë, madje ditën e hënë Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me shtatë vite burg ndaj burrit.

Ndër hipotezat e para të vdekjes së Samantës janë një goditje anafilaktike ose një arrest kardioqarkullues, por vetëm autopsia mund të sqarojë shkaqet. Për momentin nuk dihet as se çfarë lloj lënde i është injektuar asaj. Personi që ka kryer shpimin e gjoksit në shtëpi, sipas të dhënave paraprake është një grua me kombësi të huaj.

Në momentin e asaj që duket se ka qenë një lloj “infiltrimi” në gjoks për qëllime estetike, në shtëpi ka qenë i pranishëm bashkëshorti aktual i gruas dhe të njohur të tjerë.