Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë në Shkodër ku mbeti i vdekur shtetasi Jakup Reka, 55 vjeç.

Ky i fundit raportohet të ketë qenë një efektiv policie që po shkonte në vendngjarje dhe në atë moment sapo kishte mbërritur ishte përplasur nga makina tip “benz”. Përplasja ka rezultuar fatale për 55 vjeçarin i cili ndërroi jetë në vend.

Ndërsa është shoqëruar në ambientet e policisë shtetasi E.Z.

Njoftimi Plotë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë Jakup Reka, 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.