Nuk reshtin aksidentet. Benzi përplas për vdekje këmbësorin.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.

Një automjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është largur nga vendngjarja.