TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendës kryeministrit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama mori ketë vendim për të larë duart e për t’u fshehur nga vjedhja e inceneratorëve.

‘Sot njoftohet se Edi Rama për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar aferën ndër më të mëdha në historinë e vendit ata të djegëseve ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetaj. Me këtë rast unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponetetëve kryesor të mafies së djegësve shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një, dhe ky është Edi Rama. Në aferën e inceneratorëve ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin. Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën bazuar ne procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. Edi Rama në shkelje flagrante të ligjit dhe barazisë së tenderave ka firmosur kontratën e një kompanie që kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave. Rama është përgjegjësi numër një i vjedhjes monsruoze të shqiptarëve në aferën e djegëseve.”, tha Berisha.