TIRANË- Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin.

Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje.