Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Dhërmiut, teksa një 50-vjeçar me inicialet N.A., ka mbetur i plagosur.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 50-vjeçari ka qenë duke drejtuar një betoniere dhe ka përplasur një kamion të parkuar. Në pamje shihen mjetet e shkatërruar. Për të shpëtuar nga pasojat e aksidentit, 50-vjeçari është hedhur nga betoniarja, por sërish ka marrë plagë të konsiderueshme.
Njoftimi i policisë: Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






