Kujdes nga ky mesazh që po shpërndahet në WhatsApp – Klikimi i tij mund të sjellë vjedhjen e llogarisë
Tiranë, 7 Prill 2025
Një mesazh mashtrues që po qarkullon me shpejtësi në aplikacionin WhatsApp paraqet rrezik serioz për përdoruesit, pasi nëse klikohet, ai mund të çojë në vjedhjen e llogarisë.
Mesazhi vjen në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera, dhe fton përdoruesit të marrin pjesë në një sondazh duke klikuar në një link të dyshimtë. Pas klikimit, përdoruesit humbasin kontrollin mbi llogaritë e tyre.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka lëshuar një paralajmërim zyrtar duke theksuar se ky mesazh është një tentativë për mashtrim dhe vjedhje të të dhënave.
“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin WhatsApp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, thuhet në njoftimin e AKSK.
Përdoruesit këshillohen të mos klikojnë në linke të dyshimta dhe të raportojnë çdo aktivitet të ngjashëm tek autoritetet përkatëse.
Beware of This WhatsApp Message – Clicking It May Lead to Account Theft
Tirana, April 7, 2025
A fraudulent message circulating rapidly on WhatsApp poses a serious risk to users, as clicking on it may result in immediate account theft.
The message appears in Albanian but also in other languages and invites users to take part in a survey by clicking on a suspicious link. Once clicked, users may lose access to their WhatsApp accounts.
The National Cybersecurity Authority (AKSK) has issued an official warning, stressing that the message is a phishing attempt aiming to steal personal information.
“A message requesting participation in a survey is being spread through WhatsApp. Be careful – this message is fraudulent,” AKSK stated.
Users are advised not to click on suspicious links and to report such incidents to the relevant authorities.