Home Lajmi-Fundit Biçikleta përplaset nga makina, vdes drejtuesi

Biçikleta përplaset nga makina, vdes drejtuesi

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik, ku një grua ka humbur jetën.

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
 
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.