Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure.

Burime nga policia bëjnë me dije se personi ende nuk është identifikuar.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.