Një person ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga ballkoni i një pallati në Astir.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin me inicialet Krenar Alia, i cili ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku ka qenë duke punuar.
“Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.