Një turist anglez u dërgua në gjendje të rëndë në spital pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi dhe më pas ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Zohar Collins, rreth 21 vjeç. Në foto shihni pamje në vendngjarje.

Policia që shkoi në vendngjarje tha se dyshohet se turisti ka qenë në gjendje të dehur.

Shtetasi Zohar Collins, u dërgua fillimisht në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Pak më vonë, shtetasi anglez Zohar Collins, u dërgua për në Vlorë, por rrugës për në Spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.