Një burrë në moshë të thyer humbi jetën pak minuta më parë pasi u rrëzua nga pallati shumëkatësh ku punonte si roje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht shtetasi H. I., 63 vjeç, banor në këtë qytet.

Policia tha se viktima ra nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.