Shkoi për të mbledhur bimë mjekësore, bie nga shkëmbi dhe ndërron jetë 59-vjeçari.

Viktima është Islam Pashollari nga fshati Protopapë, Maliq dhe me banim në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qafa e Gjarpërit’.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.