Bie nga taraca, humb jetën gruaja në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Fadil Deliu”.

Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar S. Ç., 67 vjeçe e cila, edhe pse u transportua me urgjencë, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.