Një 56-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Mirditë, pasi humbi kontrollin e zetorit që drejtonte. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq.

R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.