Dy qytetarë kanë humbur jetën në Tiranë gjatë ditës së sotme. Të dy rastet kanë rënë nga lartësia e banesave të tyre.
Rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
Dhjetë minuta më vonë reth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.