Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë shpërndarë në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Sot, me rënien e mbrëmjes, po zhvillojnë kontrolleve në Elbasan dhe në Fier, pasi objektic kanë skanimin e mjeteve luksoze dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Operacioni në Elbasan është shpërndarë në disa pika të qytetit, e po ashtu edhe në Fier, kontrollet po ushtohen në të gjitha “nyjet” hyrëse dhe dalëse.

Përveç grupeve të FNSH-së, në aksion po marrin pjesë edhe FLO dhe Forcat Shqiponja, të cilët kanë ngritur së paku 3 postblloqe në zona të ndryshme, ndërsa nuk dihet se përse kanë zgjedhur pikërisht këto dy qytete për kontrolle.