Bulqizakët i thurin këngë lavde Festime Mjeshtrit: O zonjë e shpisë a ke pre o naj dash kurban eee

Banorët e Bulqizës kanë shprehur admirimin e tejskajshëm për kryebashkiaken e tyre Festime Mjeshtrin, duke i thurur këngë dhe lavde në një ceremoni gëzimi. Këngëtari kryesor e quan atë “zonjë e shpisë”.

Kënga ka një tekst stil elozhe për Mjeshtrin dhe kjo e fundit ishte ulur në një karrige mes të një turme njerëzish.

Ndërsa rapsodi këndon, të ftuarit vijnë dhe hedhin lekë duke e mbushur plot sheshin me kartmonedha.