Një 61-vjeçar nga Tirana i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur pa shenja jete në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Kol Paparisto”, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 26.06.2022, në Rrugën “Kol Paparisto”, në banesë është gjetur nga familjarët e tij i pajetë, i vetëvarur, shtetasi K. B., 61 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.