Tiranë- Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se e kanë futur në kurth. Ai u la në arrest me burg për Gjykatën e Tiranës. Procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura ku ishte i pranishëm gjyqtari dhe prokurori i çështjes, ku u zbulua dinamika se si u zbulua ngjarja.

Rada këmbënguli që ishte viktimë e ngjarjes dhe se nuk kishte dijeni të objekteve që mbante në makinë. Ai tregoi se në qershor kishte udhëtuar në Britaninë e Madhe, tek vëllai i tij ku kishte takuar një qytetar me emrin Ilir. Rada tregoi se pasi mbërriti në Shqipëri mori një telefonatë për të marrë një pako me veshje e për ta dërguar në një vend.

Sipas tij, pasi mori një çantë dhe pasi hipi në makinë dyshoi që në pako kishte diçka të dyshimtë, por menjëherë u ndal nga RENEA. Remal Rada ka refuzuar të flasë para gjykatësit dhe nuk dihet sa e vërtetë është ngjarja.

Ndërkohë Rada nuk ka treguar emrat as të porositësit dhe as të marrësit. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe miku I tij Elton Hithi lidhur me këtë ngjarje.

Por, pavarësisht pretendimeve të tyre gjykata vendosi masën arrest me burg ndaj dy të arrestuarve për akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtjes pa leje të uniformave dhe mjeteve të policisë. Policia dyshon se ai punon për grupe kriminale.