Një ngjarje tronditëse ndodhi dje kur një 19-vjeçar përdhunoi një 11-vjeçare. Policia arrestoi djaloshin duke e akuzuar për abuzim seksual. E vërteta ka shumë pikëpyetje, pasi vajza dhe djali ishin në një marrëdhënie dashurie dhe djali pretendon se minorenia e kishte gënjyer për moshën dhe familjen e saj.

Ditën e sotme ishte në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” babai i 19-vjeçarit, Ramadan Halili, i cili tregoi versionin e tij për këtë ngjarje. Sipas tij, ai ka pasur gjithmonë dyshime se diçka nuk shkonte me vajzën.

Rrëfimi i babait të Fisnik Halili:

U njohën në internet e pas 6 ditësh ajo tha që ta shkonte ta merrte. Djali ka shkuar ta marrë vajzën me një taksi. E solli në shtëpi, unë isha diku këtu afër në një lokal e më thanë hajde se djali të ka sjellë një nuse. Erdha shumë i nervozuar, por shokët më thanë qetësohu, vajza dukej e mirë dhe është në moshë djali.

Unë nuk doja që djali të martohej në atë moshë. Kur shkova në shtëpi vajza më pëlqeu. Ishte më e gjatë se vajza ime 22 vjeçe. Djali është më i vogël me trup se vajza.

E pyeta disa orë vajzën për familjen, tha se jetonte me dy gjyshërit. Prindërit rrinë në Gjermani. Tha se nuk ka dajë dhe ka dy teze në Angli. Unë nuk i besoja të gjitha këto.

Pas disa orësh më tha se ka një xhaxha. Gjeta një numër telefoni të një shoku në Lushnje dhe i kërkova që të interesohej për xhaxhanë e vajzës. Vajza kishte telefon e tha se nuk flet me ta.

Kontaktova me xhaxhanë e vajzës po atë ditë, pas 10 minutash që mora mikun. Xhaxhai më tha çfarë halli ke, i thashë dua të vij me taksi me ty. Ai tha se i kishte humbur vajza e vëllait dhe ndodhej në komisariat dhe se po e kërkonte së bashku me babanë e saj.

Unë i thashë se vajza është në shtëpinë time dhe ai tha po vij ta marr menjëherë. I thashë duhet të vish me mjet identifikimi dhe me njerëz të shoqëruar.

Unë kisha frikë nëse ishte apo jo xhaxhai apo ndonjë grup kriminal. Djali tha se nëse ajo gënjen unë nuk e dua më. Djali dyshoi më pas në lidhje me prindërit.

Unë e kam pyetur për moshën dhe tha se në janar bëj 17 vjeçe. Unë thosha nëse nuk është 17, është 16. Unë kisha dyshime vetëm për prindërit.

Vajza tentoi të ikte nisi të qante. Vjen i ati me nënën, xhaxhain dhe një tjetër, që doli se ishte punonjës policie. Më thanë faleminderit që na njoftove.

Policia tha se do jepnim deklaratë. Nëna tha menjëherë që akoma s’ka mbushur 12, kjo na tmerroi.

Pasi denoncuan djalin, unë kontaktova me familjen e vajzës, e më thanë se ata kanë bërë denoncim për zhdukjen e së bijës dhe nuk kanë punë me djalin tim.