Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, po na paralajmëron për diçka shumë të veçantë.
Me anë të një story në Instagram, këngëtari tha se ka një surprizë për të tërë nesër.
“Nesër kam një surprizë për të tërë. Shumë gjëra për të thënë. Shihemi nesër.”, ka shkruar Alban Ramosaj.
N ga ngjarjet e ndodhura supozohet që Albani mund të sjellë ndonjë projekt të ri me motrën e tij ose ndonjë këngë lidhur me historinë e “Beatrix-Donald-Bora”. Por kjo gjë mbetet për t’u parë nesër, pasi projekti mund të lidhet edhe me jetën e tij personale
Beatrix Ramosaj, motra e Albanit, është përfshirë në një histori dashurie me Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
