Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin e Elbasanit.
Një fëmijë 3 vjeç nga fshati Kusarth ka humbur jetën pak pas mesnate, pas disa orësh në gjendje të rëndë.
Fëmija është dërguar me urgjencë në pediatrinë e Elbasanit dhe është futur në oksigjen. Mësohet se ai ishte i prekur nga bronkopneumonia dhe insuficienca e ulët e oksigjenit.
Sipas policisë grupi hetimor ka kryer hetimet e para dhe tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së të miturit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
https://youtu.be/473v9h0bllI





