Ngjarje tragjike në Dropull. Banesa shkrumbohet nga flakët, humbin jetën dy të moshuarit.
Tragjedia ndodhi në fshatin Hllomo.
Ka dyshime që një shkëndije zjarri nga soba e drurit, të ketë rënë në një batanije, duke bërë që zjarri të përhapje në të gjithë shtëpinë e çiftit.
Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç.
Kur mbërriti zjarrfikësja gjithçka kish mbaruar, ndërsa policia po dokumenton të plotë ngjarjen.