GJERMANI – Holandë-Turqi do të jetë çifti i fundit çerekfinalist në këtë kampionat europian në mbyllje të ndeshjeve të fundit të fazës së 1/8-ave.Tulipanët munën me lehtësi Rumaninë në ndeshjen e së martës me shifrat 3-0. Pas një fillimi të vrrullshëm të skuadrës Rumune, Gakpo vendosi qetësinë me golin e minutës së 20-të që zhbllokoi takimin dhe me këto shifra 1-0 u mbyllën 45 minutata.
Holandezët ishin skuadra që krijuan rastin e parë të madh në pjesën e dytë, me Depay në pozicionin për të gjuajtur në minutën e 54-të, por Ratiu e shpëtoi skuadrën e tij nga më e keqja me një pritje, ndërsa në minutën e 58-të Van Dijk goditi me kokë nga këndi, por goditi shtyllën. Djemtë e Koeman gjetën golin e dytë shumë të lakmuar që e meritonin plotësisht në minutën e 83-të, Gakpo arriti me magji të mbante topin brenda fushës, për t’ia kthyer Malen dhe ai me qetësi shënoi 2-0.
Por historia nuk kishte përfunduar, 10 minuta më vonë, saktësisht në shtyesë ishte përsëri Malen, i cili me një aksion personal mjaft të bukur do të shënonte 3-0 dhe zyrtarizonte kualifikimin e Holandës në çerekfinale. Ndërkohë Turqia vuajti por e meritoi plotësisht kualifikimin pas fitore jo të thjeshtë përballë Austrisë me shiufrat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Liepzig.
Sapo filloi loja që në minutën e dytë Demiral arrin të kalojë skuadrën e Montelës në avantazh pas zhvillimeve të një goditje këndi. Pavarësisht tentativave të austriakëve shifrat mbetën të pandryshuara deri në përfundim të pjesës së parë.
Në të dytën sërish Demiral në minutën e 59-të arrin të dyfishojë rezultatin duke dhënë përshtypjen e një kualifkimi të thjeshtë për ta. Por gjërat shkuan ndryshe.
Pak minuta më pas Austria ngushton diferfencën në 2-1 dhe deri në përfundim të 90-minutëshit dhe 4 minutave shtesë bëri të pamundurën për të barazuar të paktën, por Mert rezultoi i pakalueshëm, duke bërë mrekullinë në fundin e ndeshjes me një pritje spektakolare, si për të konfirmuar se ishin pikërisht turqit ata që e merituan këtë kalim për më tej edhe pse Austria qëndroi në lojë deri në fund por nuk ja doli.