Një shqiptar është arrestuar në Amerikë, pasi ka qëlluar me thikë nënën e tij. Ndërkohë që mësohet se nëna ka qenë 54 vjeçe dhe ka dhënë dëshminë e saj në polici.

Në dëshminë e dhënë përpara oficerëve të policisë, gruaja 54-vjeçare ka thënë se djali e ka qëlluar pas shpine.

Ngjarja ka ndodhur në Nju Jersey, ndërsa shqiptari është identifikuar si Emiliano Domi.

Domi fillimisht pas ngjarjes është arratisur, por pas disa kërkimeve, u arrit që të arrestohej, shkruajnë mediat në SHBA.

Detajet e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por se Domi edhe më herët kishte pasur precedentë në fushën e krimeve ndaj familjarëve.