Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar që ti djegë banesës ish-të dashurës së tij, dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Burime bëjnë me dije për noa.al se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç.

Ky i fundit ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.